24-11-2024

Prizren: 20-vjeçari tenton ta dhunojë një grua afër një banese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:45 në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prizren, ku një i ri ka tentuar të dhunojë seksualisht një 25-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 25-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa 20-vjeçari është ndaluar nga disa banorë të cilët e kanë parë se është person i dyshimtë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, gruaja është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur teksa po kthehej në banesën e saj, ku aty afër ishte sulmuar nga 20-vjeçari i cili kishte tentuar ta dhunojë seksualisht.

Për fatin e saj, aty afër kanë qenë disa fëmijë që po luanin, të cilët me të parë se çfarë po ndodhte kanë filluar të bërtasin, duke bërë kështu që 25-vjeçarja t’i shmanget sulmit dhe gjatë tentativës për të ikur, ia ka këputur varësen që kishte në qafë i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Sulm seksual’ dhe vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe: 

Prizren: Publikohen disa “parregullsi” gjatë përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave

Asnjë koment

Comments are closed.