26-04-2024

Prizren: 60 vjeçari gjendet pa shenja jete në veturën e tij

Një 60 vjeçar është gjendur sot pa shenja jete në  veturën e tij, në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në atë rajon, Vesel Gashi.

Viktima ishte i ulur në veturën e tipit “Skoda”, me targa vendore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Asnjë koment

Comments are closed.