05-05-2024

Prizren: Antidroga arreston në flagrancë katër persona të dyshuar

Policia e Kosovës, njësia e antidrogës në Prizren, gjatë punës operative në teren ka pranuar informacione relevante se në një lokacion në Prizren gjinden substanca të dyshuara narkotike.

Rreth orës 14:00 sipas urdhrit verbal tё pranuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, Njësia e antidrogës në Prizren, nё asistim tё patrullave policore dhe forenzikёs sё stacionit policor nё Prizren, kanë
ndërmarr një operacion bastisje në lokacionin/shtëpinë ku kishte dyshime sipas informacionit paraprak se gjendej substanca narkotike.

Gjatë operacionit të bastisjes në vendin e ngjarjes, në flagrancë duke paketuar substancën narkotike, nga
Policia janë arrestuar katër (4) persona tё dyshuar, si dhe janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si
në vijim:

-Tridhjetë e dy (32) qese najloni tё ndara me substancë të dyshuar narkotike tё llojit Marihuan me peshё tё pёrgjithshme: 1 kg. e 118 gr.

– Tri (3) qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji KOKAIN me peshë 0.79 gram
–  Një (1) peshore elektronike
–  Katёr (4) telefona mobil
– Veturë e markës Ford
– Disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike.

Tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezenc tё avokatёve mbrojtёs tё caktuar sipas detyres zyrtare.

Pas intervistimit tё tyre me Vendim mbi Ndalimin tё lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё gjithё tё dyshuarit ndalohen pёr 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Asnjë koment

Comments are closed.