26-04-2024

Prizren: Arrestohen dy persona, organizuan aheng për ditëlindje dhe gjuajtën me armë zjarri

Policia e Kosovës në orët e mesnatës dje, ka marrë një njoftim për gjuajtje me armë në fshatin Nashec të Prizrenit.

Pas arritjes në vendin e ngjarjes, i dyshuari mashkull ka deklaruar se kishte organizuar aheng për ditëlindjen e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërse tek i dyshuari i dytë  që kishte qenë prezent aty është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe DVR i kamerave të sigurisë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/

“Penallti” për opozitën në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.