18-05-2024

Prizren: Arrestohet i dyshuari që kërkohej që 10 ditë nga Policia

Me datën 03 dhjetor 2020, pas një punë intensive operative nga njësiti i hetimeve rajonale dhe njësia speciale operative është ndaluar dhe arrestuar personi i dyshimte me rrezikshmëri të lartë D. M i lindur në vitin 1993 në Prizren. I dyshimti si një recidivist i veprave penale, në kohët e fundit është akuzuar për dy raste serioze të “Tentim vrasjes” dhe rastit “Kanosje”.

Andaj, sot pas një rezistence që ka treguar kundër organeve të rendit, i njëjti duke provuar ti shmanget ndalimit dhe arrestimit ka provuar ikjen nga organet e rendit, por njësitë speciale të policisë në Prizren, aty rreth orës 14:30 min., kanë arritur ta ndalojnë të dyshimtin e veprave penale i cili ishte në posedim të një arme tip revole Ekol Special99, kalibër 7.65, dhe 5 fishek.

Pas ndalimit dhe arrestimit policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e cila dyshohet së është përdorur nga i dyshimti në dy rastet e mëhershme.Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë, njofton zyra për informim e DRP-Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.