25-04-2024

Prizren: Bie në prangat e Policisë 28-vjeçari i kërkuar për mashtrim

Pas më shumë se një viti, ka rënë në prangat e Policisë 49-vjeçari që ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “mashtrim”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari u ndalua pasi u paraqit në stacionin policor në Suharekë, në orët e mëngjesit të djeshëm.

Gjatë verifikimit nga ana e zyrtarëve policorë, ka rezultuar se i dyshuari G.A., kërkohej për një rast të mashtrimit, ku viktimë kishte qenë një 28-vjeçar, rasti ky për të cilin Prokuroria në Prizren kishte nisur hetimet më 12 janar të vitit të kaluar.

Prokurori ka dhënë urdhër për ndalimin prej 48 orësh të të dyshuarit që ngarkohet me veprën penale “mashtrimi”.

Asnjë koment

Comments are closed.