24-11-2024

Prizren: Burri që u gjet i vdekur është nga Korisha

Në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person 54 – vjeçar,  raporton  Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën “Enver  Hadri” në Prizren,  dhe sipas policisë dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Sipas zyrtarit rajonal për media të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Polica nuk dha informacione të tjera rreth identitetit të viktimës.

“Viktima është nga fshati Korishë,  mashkull i lindur në vitin 1970”, konfirmoi ai për portalin Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Aksidenti në Krushë të Madhe: Një djalë në gjendje të rëndë, dërgohet në Prishtinë (Video)

Asnjë koment

Comments are closed.