30-05-2024

Prizren: Dënohet me 6 muaj burgim dhe gjobë shoferi për incidentin tragjik ku vdiq një punëtor në ndërtimtari

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  R.XH.  nga Petrova, Komuna e Prizrenit  për shkak të veprës penale punimet ndërtimore të kundërligjshme.

Të akuzuarin me iniciale R.XH., gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, gjykata duke u bazuar  në dispozitat e nenit 44 të KP e aprovon propozimin e të akuzuarit që dënimi i shqiptuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj i njëjti të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2500 (dymijepesëqind) euro, krahas dënimit kryesor gjykata i shqipton edhe dënimin plotësues dhe atë  ndalimi i drejtimit të automjetit – kamionit me cisternë-betoni të kategorisë së caktuar “C” në kohëzgjatje prej 1(një) viti.

Në arsyetimin e vendimit, thuhet se datën 26.06.2019 rreth orës 14:00 në Prizren, në lagjen Petrovë si përgjegjës i punimeve, gjatë kryerjes së ndonjë dëmtimi apo të punëve ndërtimore, vepron në shkelje të ligjit apo në kundërshtim me standardet profesionale, përgjithësisht të pranuara ose në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit dhe me këtë rrezikon jetën apo trupin e njerëzve ose të pasurisë, duke rezultuar me vdekjen e të ndjerit me iniciale  SH.G., në atë mënyrë që nga pakujdesia, gjatë ndërtimit të një muri rrethues të shtëpisë të investitorit me iniciale I.XH. i pandehuri si përgjegjës i auto pompës së betonit apo cisternës, gjatë zbrazjes së betonit, krani i pompës bie në kontakt me telat e tensionit të lartë të rrymës, ku i ndjeri fillimisht dërgohet në spitalin rajonal në Prizren, e më pas  ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.