Prizren: Dy persona lëndohen në një aksident trafiku
Dy persona, një drejtues i motoçikletës dhe pasagjeri i tij janë lënduar në Prizren, në një aksident trafiku, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Wesli Clark”,
“Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë motoçikletë dhe një automjete i udhëtarëve me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.