Prizren: Gjendet 18-vjeçarja që u shpall e zhdukur
Pasi Policia në Prizren publikoi fotografinë e Genta Berishës meqë nuk dihej per vendnodhjen, portali Gazeta e Prizrenit mëson se është arritur të lokalizohet vendndodhja e saj.
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se 18-vjeçarja është gjetur falë bashkëpunimit të qytetarëve, gjatë ditës së djeshme.
Vajza i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe pas përfundimit të të gjitha proceduarve, është kthyer te familja.