20-04-2024

Prizren: Gjykata refuzon pranimin e fajësisë së tre prej katër të akuzuarve për narkotikë

Pas kësaj, është vazhduar me administrimin e provave nga ana e gjykatës, ku në mesin e provave të administruara ishin raporti i ekspertimit të ekzaminimit të substancave narkotike, të punuar nga AKF më 9 qershor 2021, raporti i ekspertimit që ka të bëjë me nxjerrjen e gjurmëve papilare nga dëshmitë në vendin e ngjarjes, raporti i bastisjes me numër të forenzikës i 2 majit 2021, foto-albumi i përbërë nga 53 foto si dhe vërtetimi i sendeve të sekuestruara- peshore elektrike, qese të zbazëta plastike për mbushje të marihuanës, një grinder ngjyrë hiri, etj.

Mbrojtja kërkoi kohë që të analizojë deklaratën e A.K, e cila ka qenë prezente në vendin e ngjarjes, e që pas kësaj të vlerësojnë se a ka vend që ajo të dëgjohet në cilësinë e dëshmitares.

Për këtë arsye, kryetarja e trupi gjykues, Teuta Krusha ka ndërprerë seancën e sotme dhe e njëjta do të vazhdojë më 25 maj 2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 30 qershor 2021 nga Prokuroria Themelore në Prizren, të akuzuarit Arjanit Shala, Jeton Kastrati, Gjon Shala dhe Bamir Hoti akuzohen se më 2 maj 2021, në Prizren, pa autorizim, në bashkëkryerje kanë poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substancat apo preparatet të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

Në aktakuzë thuhet se gjatë bastisjes në shtëpinë ku kanë jetuar të pandehurit Arjanit Shala dhe Jeton Kastrati, e ku kanë qenë të pranishëm edhe të pandehurit Gjon Shala dhe Bamir Hoti, gjatë kontrollit të asaj shtëpie, e cila gjendet në rrugën “Ulqini” policia ka gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë dhe atë: një qese najloni në brendësinë e së cilës ishin 30 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale neto prej 76.3 gramë, të përgatitura për shitje dhe shpërndarje nga ana e të pandehurve.

Për këtë, Arjanit Shala, Jeton Kastrati, Gjon Shala dhe Bamir Hoti akuzohen se në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikitrope dhe analoge nga neni 267, par 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Asnjë koment

Comments are closed.