23-11-2024

Prizren: Grabiten katër shtetas të huaj

Para dhe dy telefona u janë grabitur katër shtetasve të huaj, pasi e kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë.

Sipas policisë, dyshohet për pesë persona të panjohur si autorë të ngjarjes, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Viktimat janë sulmuar fizikisht.

“Prizren 25.02.2020-09:00. Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se porsa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur u kanë grabitur para dhe dy telefona, si edhe i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.