Prizren: Gruaja e dehur i hyn dajak të dashurit të saj në kafene, e bën për spital
Disa gota më tepër me alkool shpesh herë bëjnë që qytetarët të humbasin kontrollin mbi veprimet e veta. Si pasojë, në raste të caktuara ata bëhen më të dhunshëm dhe përfundojnë në telashe me persona tjerë, duke u dashur me patjetër intervenimi i Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një incident ka ndodhur mbrëmë në një kafene në ‘Sheshin e Lidhjes’ në qytetin e Prizrenit, ku një grua e cila ishte nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka rrahur të dashurin e saj me të cilin është në lidhje tash e disa vite
Sinjali mëson se deri te konflikti dyshohet të ketë ardhur pasi 61-vjeçari ishte duke qëndruar në kafene e që më pas atje kishte shkuar e dashura e tij e cila e kishte sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Për shkak të lëndimeve të marra, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
E dyshuara është arrestuar, mirëpo e njëjta ka kërkuar që të marrë ndihmë mjekësore për shkak se nuk ndihej mirë nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 37-vjeçares kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.