03-12-2024

Prizren: Hapet manifestimi “Java e Remzi Ademajt -Shtigjeve të lirisë”

Në Prizren sonte, zyrtarisht filloi manifestimi tashmë tradicional “Java e Remzi Ademajt -Shtigjeve të lirisë” kushtuar komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut dhe bashkëluftëtarëve të tij. Në hapje vëllai i heroit të kombit, komandant “Petritit”, Hamit Ademaj tha se në aktivitete të ngjashme duhet të perfshihen edhe dëshmorë tw tjerë, që ranë për lirinë e vendit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

 

Në hapjen zyrtare të edicionit të 17-të më radhw, që u bë në orën 18:00 në Sheshin e Lidhjes Shqiptare, pos nxënësve, përfaqësuesve të arsimit, morën pjesë edhe ish-bashkëluftëtarë të komandant “Petritit”, si dhe  zyrtarët më të lartë komunal.

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se arsyeja se përse organizohet ky manifestim është që gjeneratat e reja të dinë për figurën e heroit dhe ngjarjet, që ka kaluar populli shqiptar i Kosovës.

 

“Te marrin shembuj nga e kaluara e heroit, sepse e ardhmja e një vendi është tek ajo,  se sa jemi në gjendje të mbajmë në mend ato që kanë ndodhur”, ka thënë ai.

 

Edicioni i  17-të i manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt-Shtigjeve të lirisë”, nisi me organizimin e një marshute të nxënësve nëpër monumente që i kushtohen luftës së UÇK-së.

 

Zyrtarwt arsimor kanw thwnw se për dallim nga herwt tjera, kanw planifikuar që manifestimi të nis me këtë aktivitet të cilin e kemi quajtur “ Marshi i Lirisë”, duke vizituar vendin e rënies së komandant Petritit, lapidarin dhe ish shtabin e UÇK-së në Jeshkovë, me qëllim që nxënësit e lindur pas luftës, të mësojnë më tepër për historinë e lavdishme të dëshmorëve dhe UÇK-së.

 

Gjatë këtij aktiviteti nxënësit ndiheshin të lumtur për vizitat në vendet e në të cilat pasqyrohet se sa e vështirë ka qenë rruga e Lirisë, për të cilën u flijuan shumë dëshmorë e bij të këtij populli.

Pjesë e manifestimit janë ekipet garuese nga shkollat e kësaj komune, të cilët do të garojnë në 12 disiplina të parapara, përfshirë  kuizin e diturisë, ese, në vizatim, pikturë,  pastaj muzikë, në sport, etj.

 

Aktivitetet do të zgjasin deri me 12 qershor, ndërsa përmbyllja e tyre është paraparë në vendin e njëjtë, në sheshin e LSHP-së, ku në një manifestim rasti është paraparë ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për mësimdhënësit dhe nxënësit e dalluar të komunës për vitin 2018.

 

Në ceremoni është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të komunës dhe ministrit të arsimit./GazetaePrizrenit/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.