28-05-2024

Prizren: Humb jetën një shtatzënë në Spital, u dërgua në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku një grua shtatzënë ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 24-vjeçare, e cila dyshohet se u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në këtë qendër.

Në bazë të informacioneve të para, pasi pacientja është pranuar, kanë intervenuar menjëherë mjekësor, por fatkeqësisht ajo vdiq.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, të njëjtat burime kanë bërë me dije se familjarët e të ndjerës kanë dëshmuar në Polici, por deri më tani nuk janë ngritur dyshime për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Asnjë koment

Comments are closed.