03-10-2022

Prizren: I riu tenton t’ia hedh Policisë, shkakton dhunë në familje por e denoncon babain

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit. Por këtë herë i dyshuari u paraqit vet në Polici, duke pretenduar se është viktimë e dhunës nga babai, e që doli e kundërta.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se babai 72-vjeçar është në hall me të birin, i cili ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij dhe ka tentuar që ta bëjë atë fajtor, duke e denoncuar.

Lexo edhe:

 

Gazeta Sinjali mëson se fillimisht djali i dyshuar kishte shkuar në Polici, ku raportoi se babai e ka dëbuar nga shtëpia dhe po i shkakton telashe. Deklarata e tij ka ngritur dyshime, prandaj hetuesit janë vënë në veprim, ashtu që kanë zbuluar se nuk qëndron denoncimi i të dyshuarit.

Kjo ka bërë që djali të intervistohet sërish në cilësinë e të dyshuarit. Sipas informatave të para, ai i ka shkaktuar telashe babait të tij, të cilin në vazhdimësi e ka ofenduar.

Si rezultat i kësaj, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit për dhunë në familje.

Asnjë koment

Comments are closed.