Prizren: Institucionet dhe partitë politike me mesazhe urimi për festën e Bajramit
Zyrtarët komunal dhe subjektet politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit.
Në urimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndër tjera thuhet se veçoritë e muajit të Ramazanit le të jenë shtysë për t’u angazhuar edhe më shumë për shoqërinë e vendin tonë, le të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe të mbarë njerëzimit.
“T’u japim mburojë atyre që ndihen të kërcënuar. T’u ndihmojmë atyre që kanë nevojë dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë dhe solidare. Paçi gjithmonë shëndet, mirëkuptim dhe begati në familjet tuaja!”, thuhet në urim.
Prizrenasve të besimit islam, Bajramin ua urojnë edhe subjektet politike në Prizren: PDK, AAK, Nisma Socialdemokrate, etj.
Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”. Me fat!