Prizren: Komuna i jep titullin ‘Nderi i Qytetit’ Halil Kastratit
Komuna e Prizrenit ka nderuar Halil Kastratin me titullin “Nderi i Qytetit”.
“Çmimi ‘Nderi i Qytetit’ më ktheu 10 vjet prapa kur ne në këtë qytet nisëm misionin tonë. Ishim pak, u bëmë shumë, shumë. Falë shqiptarëve bamirës ne u rritëm, u kalitëm, u forcuam dhe sot së bashku po zbusim vuajtjet e popullit tonë. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”, tha Kastrati.