Prizren: Marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi mes Komunës dhe ”American advising center” për nxënësit e klasave të X-ta dhe XI-ta

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, me përfaqësuesit e “American Advising Center”, qendër zyrtare e rrjetit Education USA Kosovo themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Ambasadës Amerikane në Prishtinë, të martën ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi rreth programit “Këshillim për studime në SHBA dhe bursa”, për nxënësit e klasave të X-ta dhe XI-ta.

Nëshkrimin e kësaj marrëveshje e ka vlerësuar tejet të rëndësishme, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se ky program promovon mundësitë e përfitimit të bursave nga nxënësit e shkollave tona për shkollim në SHBA, që është një mundësi e mirë e tyre që të përfitojnë nga kjo marrëvëshje.

Përfaqësuesja e “American Advising Center”, Rrezarta Fandaj, tha se nxënësit e klasave të X-ta dhe XI-ta, përmes programeve tona, përfitojnë falas shërbime të cilat i përgatisin ata rreth procesit të aplikimit për shkollim të mëtejmë në SHBA. Nga këto programe, priotet të përfitojnë mbi 50 nxënës të klasave të X-ta dhe XI-ta të komunës së Prizrenit.