Ekipit të mjekëve në maternitetin e Prizrenit, gjatë 24-orëve të shkuara i është dashur punë dhe kujdes i shtuar.
Në repartin përkatës të spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” janë regjistruar 12 raste të lindjeve, por shtatë nga to janë “cezariane” apo me operim, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Rastet e lindjeve “cezariane” janë karakteristikë e kohëve të fundit, pasi ato po preferohet gjithnjë e më shumë, sidomos nga nënat e reja.
Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është rritja e numrit të lindjeve, apo më tepër se dyfish krahasuar me ditën paraprake kur janë regjistruar vetëm 5 raste të të porsalindurve. /GazetaePrizrenit.net/