05-05-2024

Prizren: Ngritet aktakuzë kundër 17 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë
Themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tridhjetedy (32) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të
ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër 17 personave, për vepra të ndryshme penale.

Lexo edhe:

Prizren: Këta janë të arrestuarit nga aksioni i antidrogës, u kapën me mbi 1 kg drogë

Asnjë koment

Comments are closed.