Prizren: Nisi manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”
Në Prizren, sot ka nisur manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”.
Në hapje, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mori pjesë Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.
Po ashtu sot janë bërë homazhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.
Gjatë organizimeve në këtë manifestim, nxënësit e shkollave të Prizrenit garojnë në lëndë të ndryshme si dhe organizohen gara sportive e kulturore.
Me këtë manifestim, nderohet jeta dhe vepra e heroit të kombit Remzi Ademaj, që u flijua për çlirimin e Kosovës.
Këto manifestime zakonisht janë mbajtur në javën e parë të qershorit.