07-10-2024

Prizren / Objekti “Sava Toska” pjesë e procesit restaurues, ministri Çeku: Po ruhet historia dhe pasuria kulturore 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në vazhdën e restaurimeve të shtëpive të vjetra në Prizren gjendet edhe shtëpia e familjes Gashi, e cila njihet e emrin “Sava Toska”.

Ministri Çeku ka thënë se përmes restaurimit të shtëpive të vjetra tradicionale të Prizrenit po ruhet edhe historia dhe pasuria kulturore e vendit.

“Shtëpitë e vjetra tradicionale të Prizrenit po restaurohen dhe përmes tyre po ruhet edhe historia vendit e pasuria jonë kulturore.

Shtëpia e familjes Gashi, apo siç njihet ndryshe Sava Toska, është një prej tyre. Në këtë shtëpi të ndërtuar në shek. XIX, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prizrenit po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Asnjë koment

Comments are closed.