Prizren: Përleshje mes nxënësve, dy të mitur përfundojnë në Polici

Në Lubizhdë të Prizrenit sot pati përleshje mes nxënësve. Kjo dukuri po shqetëson në masë të madhe prindërit e mësimdhënësit. Sinjali mëson se në përleshjen që ndodhi në Prizren janë përfshirë disa nxënës, të shkollës fillore e të mesme.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, ku një grup i nxënësve të një shkolle fillore u kap me një nxënës të gjimnazit, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur një thikë, ndërkaq dy persona të dyshuar për këtë rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit ndaj dy të miturve është iniciuar rasti për lëndim trupor, teksa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.