Prizren: Personeli shëndetësor dhe të moshuarit hezitojnë të vaksinohen
Doktori Arsim Berisha, ka thënë se vaksinimi në Prizren ka filluar sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë me 2 prill dhe po vazhdon në dy ndërrime.
Ai tutje ka shtuar se komuna e Prizrenit është furnizuar me 1270 doza të vaksinës dhe deri më sot, janë 672 persona që janë vaksinuar.
“Është për brengosje edhe mosgatishmëria e personelit shëndetësor që të mos vaksinohen, kjo nuk është në rregull që të transmetohet te qytetarët. 60 për qind të personelit shëndetësor kanë dilema, arsyet i dinë ata”, ka thënë ai.
Berisha ka bërë lutje që të gjithë të vaksinohen. Ai ka shtuar se është mjeku i parë që është vaksinuar në Komunën e Prizrenit.
“Ka muaj që bëjmë teste rapid për COVID-19. Testimet varijojnë, rreth 10 për qind e të testuarve dalin pozitiv. Ne kemi kontaktuar shumicën e 80-vjeçarëve dhe janë vaksinuar vetëm 270. Ne i kemi në stok mbi 500 doza. Ministria e Shëndetësisë duhet të punojë më shumë në aspektin publik që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Ne kemi vetëm 24 mijë vaksina dhe kemi shfrytëzuar vetëm 10 mijë dhe sot është dita e 14-ë”, ka thënë ai.
https://www.koha.net/kosove/266727/personeli-shendetesor-dhe-te-moshuarit-ne-prizren-hezitojne-te-vaksinohen/