28-04-2024

Prizren: Policia shqipton mbi 1.700  gjoba në trafik

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore nga 12 deri më 19 shkurt në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna, raporton Gazeta e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e njëzetë e tri (1723) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetim i tredhjet e një (31) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetimi i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për nënte (09) ngasës,

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet. / Gazeta e Prizrenit.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.