26-04-2024

Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza ndaj 17 personave

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) të dyshuarve Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, susbtancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si dhe, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Asnjë koment

Comments are closed.