19-04-2024

Prizren: Spitali pranon donacionin nga Shoqata Bamirëse dhe Kulturore e prizrenasve në Stamboll

Sot, në spitalin ” Dr. Daut Mustafa” në Prizren, është bërë dorëzimi i donacionit të një Autoambulance të kompletuar dhe 5 pajisjeve për prodhimin e oksigjenit donacion nga “Shoqata bamirëse dhe kulturore e prizrenasve në Stamboll”

Biznesmenët, Munir Llausha Hakxhan dhe Fevzi Çakmak Shilik, janë shumë të lumtur që janë angazhuar për të sjellur në qytetin e tyre të origjinës autoambulancen për nevoja të Spitalit të Prizrenit, si dhe falënderuan të gjithë ata që i kanë mbështetur në sigurimin e këtij doncaioni.

Lexo edhe:

Kryetari Haskuka, i mbyllur (dokument)

Mirënjohës për këtë donacion u shpreh drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, i cili tha se autoambulanca dhe pajisjet e sjellura nga Turqia, menjëherë do të vihen në funksion për mundësimin e ofrimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë.

Në shoqërim të bashkëatdhetarëve nga Turqia, ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka, i cili tha se ky donacion është mbështetje shumë e çmuar për sektorin shëndetësor, duke falënderuar zotërinjtë Llausha dhe Shilik si dhe anëtarët e “Shoqatës bamirëse dhe kulturore të prizrenasve në Stamboll” , të cilët për asnjë moment nuk e kanë harruar atdheun e tyre. Ndryshe, kostoja e gjithmbarshme e këtij donacioni kap shumën e rreth 70 mijë eurove.

Asnjë koment

Comments are closed.