20-04-2024

Prizren: Ujësjellësi paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit , “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka bërë të ditur se që nga muaji mars i këtij viti do të aplikojë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Përmes një njoftimi, kompani thotë se konsumatorët të cilët kanë më shumë  se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve të tyre do të përballen me shkyçje individuale.

“Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinjë,  K.R.U.  “Hidroregjioni Jugor“  SH.A.  Prizren do të merret edhe me procedimin e lëndëve përmes Përmbaruesit Privat. Po ashtu të gjithë konsumatorët të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve, dhe nuk u përmbahen kontratave për pagesë, për të njëjtit do të procedohet procedura përmbarimore”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.