19-04-2024

Prizren: Vijnë në jetë mbi 260 fëmijë

Në maternitetin e Spitalit në Prizren, gjatë muajit shtator janë regjistruar 268 të porsalindur, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe s’ka gjini dominuese, pasi 134 nga foshnjat janë djem sa edhe vajza.

122 lindje kanë qenë me prerje cezariane, ndërsa tri sosh “Gemellare”  ose me binjak.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve, si gjatë një dite ashtu edhe gjatë një muaji.

/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.