12-10-2024

Prizren: Vrasja e fillimvitit 2023, ngritet aktakuzë ndaj Kobrës dhe katër të tjerëve

Prokuroria Speciale (PSRK), njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe katër të të pandehurve tjerë me inicialet R.S., A.V., B.M dhe J.B.

Prokuroria ka bërë të ditur se i pandehuri Dibran Hoxhaj, akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.