Prizrenasi bën gërmime me ekskavator në zonën e autostradës
Një person në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ka bërë disa gërmime me ekskavator në zonën e autostradës.
Rasti ka ndodhur dje, ndërsa kjo është konsideruar si dëmtim i pronës.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë ndërprerë punimet dhe kanë vendosur shiritin e sigurisë.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net