26-04-2024

Reagime të kuvendarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile pasi Komuna e Prizrenit humb donacionin prej 500 mijë euro

Anëtarë të Kuvendit Komunal dhe të shoqërisë civile në Prizren, kanë reaguar për humbjen  e një donacioni prej së paku 500 mijë eurosh, që ka mundur t’i fitojë Komuna e Prizrenit.

Reagimet janë bërë pas njoftimit se për shkak të perfomancës Prizreni nuk është në mesin e 23 komunave përfituese të grantit, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në partneritet me Zyrën zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Përfitues nga projekti DEMOS, mjetet e të cilit i dedikohen investimeve kryesisht në infrastrukturë nga rajoni i Prizrenit janë Mamusha, Suhareka dhe Malisheva, ndërsa në nivel vendi më së shumti ka përfituar Peja.

Për këtë kuvendari Fatmir Kastrati nga AAK dhe Ramadan Klisurica nga shoqëria civile, nëpërmjet postimeve në ‘facebook’ kanë shprehur shqetësimet duke thënë se tashmë është rikonfirmuar degjenerimi i qeverisjes në Prizren!

“Si këshilltar në Kuvend shpreh shqetësimin tim për faktin se Komunës së Prizrenit nuk iu nda asnjë cent për performanc!!! Kjo është e pafalshme dhe nuk mund të arsyetohet, aq më tepër kur i dëgjojmë zyrtarët komunal duke u marrë vetëm me të kaluarën! E drejtë është kritika po ti je shumë më keq se ai që e kritikon! Në këtë kohë pandemie kemi nevojë për lajme të mira! Prizreni nuk e meriton këtë gjendje!”, ka shkruar Kastrati.

Ndërkaq, Klisurica ka shkruar:

“Dje u rikonfirmua degjenerimi i qeverisjes ne Prizren! Dje u rikonfirmua se Prizreni ka humbur mundesine per te perfituar minimum 600 mije euro!
Dje u rikonfirmua se qytetaret e Prizrenit perseri do te kene me pak investime ne rruge, trotuare, ndriqim, kanalizim e ujesjelles! Dje u rikonfirmuara se qytetaret e Prizrenit jane ata qe po i paguajne pasojat e qeverisjes se degjeneruar!

Dje u rikonfirmua se Prizreni po qeveriset keq! Dje u rikonfirmua…!”ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.