Një numër i prizrenasve e ka “bombarduar” Komunën me komente të shumta, duke shprehur pakënaqësi rreth vendosjes së pengesave nëpër rrugë, për të penguar shpejtësinë e lëvizjes, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Në një postim të bërë në profilin e Komunës së Prizrenit në Facebook, ku bashkë me disa fotografi është njoftuar për vendosjen e pengesave, shumica e lexuesve kanë bërë komente, përmes të cilave kanë shprehur revoltën e tyre, duke thënë se kjo formë po u shkakton defekte në automjete, ndërsa për disiplinimin e shofereve kanë propozuar angazhim më të madh të policisë si dhe forma të tjera.
“Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, sidomos në ato pjesë ku ka fluks më të madh të qarkullimit të këmbësorëve, Komuna e Prizrenit këto ditë ka filluar punimet për vendosjen e pengesave në rrugë për ngadalësimin e shpejtësisë së makinave, si dhe zëvendësimin e pengesave të dëmtuara me ato të reja. Punimet aktuale janë duke u kryer në unazën kryesore të qytetit, ku me këtë synohet edhe zvogëlimi i numrit të aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftimin e Komunës, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Ndërkohë që ka pasur edhe ndonjë koment përkrahës, duket kërkuar pengesa edhe nëpër rrugë të disa fshatrave, shumica e tyre kanë qenë kundër, duke marrë edhe pëlqime. Ja disa ashtu edhe siç janë shkruar nga lexuesit:
Vizitoni pak vendet Europiane dhe shihni ku duhet dhe a duhet vendosur pengesa ????