“Prizrenfest” dhe “DokuFest”, përfaqësojnë Kosovën në Samimit e festivaleve evropiane të artit në Budva të Malit të Zi
Në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Budva, të shtunën është hapur Samiti i Festivaleve Evropiane të Artit, një takim vjetor i përfaqësuesve të festivaleve, artistëve, institucioneve kulturore dhe qyteteve evropiane, i organizuar Shoqata Evropiane e Festivaleve (EFA).
Duke hapur takimin, sekretarja e përgjithshme e Shoqatës Evropiane të Festivaleve, Catherine Deventer, theksoi se në ditët në vijim, Budva do të bëhet një vend takimi për krijuesit e festivaleve, artistët, përfaqësuesit e qyteteve dhe institucioneve kulturore nga vende të shumta evropiane, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e rolit të artit në shoqërinë moderne.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore ndërkombëtare, vendon tonë po e përfaqësojnë dy organizma të rëndësishëm kulturor “ Prizrenfest” dhe “ Dokufest”.
Gjatë këtij samiti, pjesëmarrësit po zhvillojnë panele diskutimi, punëtori, diskutime dhe prezantime të skenës performuese malazeze, të cilat organizohen në Budva dhe Cetinje me qëllim forcimin e rrjetit evropian të festivaleve dhe zhvillimin e partneriteteve të reja kulturore.
Samiti përfundon ditën e martë.

