25-11-2024

Prizreni e Prishtina në ‘Letrat’ e Pjetër Bogdanit

“Duke ecur prej Prizrenit drejt veriut, arrihet për një ditë udhëtim në Fushë- Kosovë. Është ky vend shumë i rrafshtë, i rrethuar me xehrore të arit, të argjendit dhe të metaleve të tjera, të ruajtura në qytetin e Novobërdës që gjendet në malin mbretëror të Argjentinës. Sa është ky mal i varfër e i zhveshur nga jashtë, aq është i pasur për brenda me xehe (…)

Nëpër Kosovë janë edhe këto vende: Prishtina, e cila nuk ka kështjellë dhe s’është e rrethuar me mure, por është një lokalitet i banuar me afro 3.000 shtëpi kryesisht tregtare; mban lidhje me Shkupin, që gjendet larg për një ditë rrugë.

Zakonisht këtu banon pashai i Shkupit për t’i zvogëluar shpenzimet dhe për të qenë më afër minierave. Ai e bleu pashallakun për 100.000 para mbretërore, me leje që mos të shkonte kurrë në luftë. Afër vetes i mban nga 100 ushtarë, këmbësorë e kalorës. S’ka të drejtë të luftojë, veçse të kërkojë tatime”.
(Ervina Halili e solli këtë pjesë në Facebook)

Asnjë koment

Comments are closed.