23-11-2024

Prizreni gjatë Ramazanit

Në Prizren, sikur edhe në Kosovë dhe në komunitetin botëror myslimanë, sot ka nisur muaji i Ramazanit – muaji i agjërimit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ky është muaji i shenjtë, muaj i mëshirës. Nga minaretë e xhamive të shumta të qytetit, por edhe të fshatrave, thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit, përgjatë të cilit agjëruesit largohen nga ushqimi dhe çdo kënaqësi tjetër trupore, duke iu afruar bamirësisë dhe adhurimit të Zotit.

Prizreni është qendër me 76 vendbanime, që ka edhe komunitete të tjera.Në këtë qytet, harmonia tradicionale ndërmjet besimeve ndjehet veçanërisht në këtë muaji, që tashmë si festë fetare po merr ngjyrimin e një ngjarjeje shoqërore, rreth së cilës bashkohen të gjithë.

Magjia e natës së Ramazanit fillon me iftar, rreth tryezës së të cilit afrohen të gjithë, qoftë në familje apo farefis apo në shoqëri e kolektive punuese.

Nëpër xhami do të organizohen ligjërata dhe bashkëbisedime.

Nga Bashkësia Islame, institucione dhe organizata të tjera si zakonisht do të shtrohen iftare. Në këtë muaj të Mëshirës asnjëri s’do të ngelet i uritur.

Nëpër furrat e këtushme krijohet një atmosferë tejet e veçantë. Kjo përsëritet qysh para kohës së iftarit dhe syfyrit. Nata bëhet e madhërishme e që zgjat deri në syfyr. Karakteristikë në Prizren është edhe tradita e daullxhinjëve dhe tupanxhinjve të Ramazanit, që ishte një trashëgimi e qytetit.

Rezultate imazhesh për iftar ne Prizren

Nga orët e mëngjesit qyteti pothuajse është i qetë, restorantet e kafenetë janë të zbrazëta. Qetësia vazhdon deri në iftar, kur lëvizja e qytetarëve shpeshtohet, pasi është koha e “pitajkave” (ndonjëherë edhe pitalkave) apo “pitajkave me vezë”.  Ky veçanti tradicionale e Prizrenit, e cili zakonisht përgatitet vetëm gjatë këtij muaji është shndërruar në simbol të Ramazanit.

Në këtë muaj (pos atyre që janë të angazhuar në institucionet publike) dita (angazhimi) më vonë.

Autoritetet fetare dhe ato politike në Prizren ua kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë, duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe duke bërë thirrje për rritjen e solidaritetit.

Edhe portali informativ “Gazeta e Prizrenit” besimtarëve islam UA URON MUAJIN E RAMAZANIT, që zgjat deri më 09 prill.  Dita e parë e Fitër Bajramit, ndërkaq është me 10 prill.

/ Gazeta e Prizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.