12-12-2024

Sot bëhen 25 vjet nga Beteja e Jeshkovës

Më 11 mars 1999, u zhvillua Beteja e Jeshkovës që në historinë tonë do të jetë simbol i qëndresës dhe heroizmit, ku në altarin e lirisë ranë dëshmorë: Hysen Rexhepi me bashkëluftarë. Nga ajo ditë u zhdukën 13 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Përshkrimi i ngjarjeve të lavdishme të betejës në Jeshkovë, rënia heroike duke kënduar e luftëtarëve të UÇK-së, të prirë nga komandanti i njësisë Hysen Rexhepi, është dokumentuar më gjerësisht në librin “Ngjarjet e lavdisë” të gazetarit e profesorit prizrenas, Qazim Morina.

Portali “GazetaePrizrenit.net” me rastin e 20-vjetorit të kësaj ngjarje ka botuar një shkrim, të cilin mund ta lexoni në këtë link:

20 vjet nga Beteja e Jeshkovës

Asnjë koment

Comments are closed.