21-04-2024

Kthesa e motit: Ramazani starton me mot të ligë, pritet të bie edhe baltë

Gjatë ditës së hënë, me ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, pritet gradualisht të kemi depërtimin e frontit të ftohtë.

Moti fillimisht do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa gjatë orëve të pasditës e deri në ato të mbrëmjes, pritet të kemi kalimin e sistemit frontal me lëvizje perëndim-lindje. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.

Kjo vie si pasojë e një cikloni të fuqishëm në Evropën Perëndimore, e cila shtrihet deri në Afrikën Veriore. Kështu, duke ngritur në qiell koncetrime të larta të pluhurit Saharian.

Sistemi në fjalë pritet të sjellë intensfikimin të reshjeve në të gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë edhe në formë të rrebesheve. Në këtë mënyrë, në kombinim me pluhurin Saharian, reshjet do të jenë të përziera me baltë. Në ndonjë rajon mund të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike.

Po ashtu, gjatë ditës do të ketë edhe erëra jashtëzakonisht të forta nga juglindja, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, e cila në momente të caktuara pritet të arrijë me shpejtësi deri në 80 km/h! Pritet të ketë dëme materiale në zona të caktuara. Pas kalimit të frontit (sistemit), intensiteti i erërave do të bie.

Dita e martë parashikohet me vranësira të shpeshta dhe me ndonjë intervale kohore me diell, ku pritet lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Të mërkurën dhe të enjten do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, përderisa lokalisht priten reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15°C, njofton MeteoKosova percjell Gazeta e Prizrenit.a

Asnjë koment

Comments are closed.