10-12-2024

Vonesa për t’u pajisur me pasaporta, 124 mijë kërkesa nga qytetarët

Disa herë erdhi tek Agjencia e Regjistrimit Civil. Megjithë problemet teknike që pati kjo agjenci, Enis Fazliu ia doli që përkundër pritjes, të aplikojë për pasaportë.

Por ndonëse qëllim e ka të pajiset me dokument udhëtimi, ai nuk do ta lëshojë Kosovën.

“Jam kanë të hënën, të martën, dy herë jam ardhë kah n’7 të sabahut me prit në rend, s’kam mujt se s’ka pasë internet, tani sot e kanë ndreq. Me nxjerr ma mirë me lanë qaty, se na vyn. S’bën me lëshu Kosovën, se Kosova është e mirë, ku ka më mirë se në Kosovë me shku, kërkund hiç”, shprehet qytetari Enis Fazliu.

Ndërkaq të moshuarit në shaka e sipër theksojnë se do ta shfrytëzojnë për të vizituar familjarët.

Mirëpo ka të tillë që po pajisen me pasaportë për të punuar jashtë vendit.

Por pritja nuk e dinë sa do të zgjasë.

“Qe qetash erdha me apliku, po më thanë mas një ore vjen. Ma mirë me pasë pasaportën, që diçka, muj me shku. Vallahin thanë që vonohet pak po sa shkon nuk e di. Veç thanë vonohet pak, tash a shkon dy javë a 10 ditë e një javë a nuk po e dinë as këta”, Fadil Hasani

Gjatë kësaj jave, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla bëri të ditur se nga janari deri më tash janë diku rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta.

Ndërsa po nga kjo ministri nuk iu përgjigjën kërkesës së televizionit për vonesat e pritjes për pajisje me pasaporta dhe se a ka material të mjaftueshëm për furnizim me këtë dokument.

Asnjë koment

Comments are closed.