25-04-2024

Prokuroria jep detaje për aksidentin afër Zhurit

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit ka lënë tre persona të vdekur.

Gazeta Express mëson nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë se bëhet fjalë për tri viktima -meshkuj, të cilët kanë lidhje familjare, konkretisht: babai, djali dhe nipi që janë gjithashtu nga fshati Zhur.

Dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar vetura e viktimave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.

Ai tha se në këtë aksident jetën e kanë humbur tre persona, ka ndodhur mes veturës së viktimave dhe një kamioni për pastrimin e borës.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe mjekësia ligjore, tha ai.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatu që janë tre viktima. Kamioni për pastrimin e borës dhe automjeti i viktimave janë ndeshur, prokurori e ka marrë edhe një ekspert të komunikacion për t’i hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Po e presin edhe mjekësinë ligjore”, tha Shala.

Asnjë koment

Comments are closed.