Protesta, dhunë te Parlamenti. Basha tërheq protestuesit pas thirrjes së Metës për ta ndërprerë
Pavarësisht njoftimit të Presidentit Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve vendore, protesta e tetë e opozitës nuk u ndërpre.
Policia ka ndërhyrë me makina ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës duke sprapsur disa tentativa të protestuesve. Këto zhvillime detyruan Presidentin Meta që t’u bënte thirrje udhëheqësve të opozitës që të ndalonin protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht.
Pas kësaj thirrjeje, Lulzim Basha tërhoqi protestuesit dhe mbajti fjalimin para selisë së partisë, që shënon fundin e çdo proteste.
Pjesa e mbetur e protestuesve u tërhoq më pas nga rrethinat e Parlamentit nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi akuzoi policinë se po nxiste për dhunë protestuesit që po tërhiqeshin./Top Channel