27-07-2024

PSD e kap Bislimin me pije në dorë: A ke premtu që ke me dhënë dorëheqje nëse bëhet Zajednica? Pse s’po jep?

Asnjë fjalë nuk e tha zëvendëskryeministri njëherit kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, kur u pyet për Zajednicën nga aktivisti i PSD-së.

“Zëvendëskryeministër, a po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën a jo, a ke premtu që ke me dhanë dorëheqje nëse bëhet Zajednica, a ke premtu. Pse nuk ke dhanë dorëheqje. Ke premtu që nëse bëhet Zajednica ke me dhanë dorëheqje, ndaq me kompetenca ekzekutive ndaq pa kompetenca. Pse nuk ke dhënë dorëheqje”, e pyet aktivisti i PSD-së Bislimin.

Bislimi nuk e thotë asnjë fjalë derisa tenton të ikë nga kamera.

“Allahile a po ju vjen marre që jeni duke e bë Zajednicën. A krejt pa marre jeni duke e bë, hiç spo ua nin. Marre duhet me iu ardhë”, pyet tutje aktivisti.

Në videon që është shpërndarë nga i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është bashkangjitur deklarata e Bislimit kur thoshte se nëse Qeveria e Kosovës ndryshon qëndrim dhe e bën Asociacionin, ai do të jep dorëheqje.

“Në atë moment kur Qeveria e Kosovës ndryshon qëndrimin për Asociacion, edhe thotë do të krijohet Asociacion, qoftë me kompetenca joekzekutive. Besnik Bislimi nuk është më në dialog”, kishte thënë Bislimi.

/GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.