25-11-2024

Pse po infektohen të vaksinuarit sipas infektologut kosovar

Aktualisht në Klinikën Infektive po trajtohen dy qytetarë të prekur me virus, të cilët janë vaksinuar me dozën e parë të kurës anti-Covid.

Në fakt ndihmë më këtë institucion kishin kërkuar edhe të tjerë, madje edhe nga ata që janë imunizuar me dy doza.

Veçse, të gjitha këto raste janë infektuar pa e arritur imunizimin e pjesshëm apo të plotë.

Infektologu Ilir Tolaj, shpjegon se pas marrjes së dozës së parë duhet dy javë në mënyrë që të krijohen anti-trupat dhe të filloj mbrojtja nga infeksioni, transmeton KK.

Derisa sipas Tolajt, imuniteti i fituar pas aplikimit të dozës së parë është 30-35 përqind dhe 80-99 përqind në disa raste eventuale, pas marrjes së dozës së dytë.

Megjithatë edhe  në rast se dikush vaksinohet përderisa COVID-19 është duke u zhvilluar në organizëm, ende pa u shfaqur simptomat apo pa pasur konfirmim të virusit përmes testit, sipas profesionistëve shëndetësorë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Kujtojmë që tashmë varianti Delta po dominon në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.