Publikohen pamjet e përleshjes ndërmjet “Arpagjikve” dhe “Shqiponjave
Udhëtimi në Prizren për ndeshjen e elitës së basketbollit kosovar, Ponte-Peja, i doli shumë i keq tifo-grupit pejan, Shqiponjat.Tifozët prizrenas, Arpagjik’të, kanë vjedhur transparentin e Shqiponjave.
Portali Gazeta “Olle” ka publikuar një video të kësaj përleshje.Aty shihet edhe intervenimi i forcave policore, që kanë tentuar të qetësojnë situatën.
Gjithsesi, momenti i marrjes së transparentit nga ana e vendësve, nuk shihet në këtë video.
Prizrenasit kanë kthyer transparentin e pejanëve mbrapsht dhe kanë pozuar me të.“Made in Ultras Prizren”, kanë shkruar Arpagjiktë në faqen e tyre në Facebook.
Fotoja e publikuar ka ngjallë reagime të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale.Pejanët kanë reaguar, duke publikuar një njoftim për shtyp.Sipas tyre, nuk kishte kurrfarë ballafaqimi direkt me Arpagjiktë në “Sezai Surroi”.
Shqiponjat kanë shkruar që transparentin e humbën për shkak të pakujdesisë dhe koordinimit që kryesia e klubit të Pontes e bëri me disa tifozë civil.Më poshtë njoftimi i plotë i tifozëve nga Peja.