24-11-2024

Punëtorët protestojnë me fishkëllima

Me pankarta në duar, me mesazhe të tipit “Për shoqëri të lirë dhe të barabartë” si dhe “Qeveri boll mo! Zbato ligjet” protestuesit kanë kërkuar kushte më të mira pune.

Nën organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, punëtorët kosovarë kanë protestuar në kërkim të të drejtave të garantuara me ligj.

Duke fishkëllyer, si për të kërkuar vëmendjen e institucioneve, ata kanë marshuar nga Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Sheshit Skënderbeu.

Me pankarta në duar, me mesazhe të tipit “Për shoqëri të lirë dhe të barabartë” si dhe “Qeveri boll mo! Zbato ligjet” protestuesit kanë kërkuar kushte më të mira pune.

Duke folur para protestuesve, kryetari i BSPK, Avni Ajdini, tha se kjo ditë është larë me gjakun e punëtorëve në kërkim të të drejtave të tyre, që të mos punojnë si skllevër.

“Ne i themi qeverisë se do të jemi unik, të gjitha organizimet sindikale bashkë, në synimin që kërkesat tona të realizohen – nisur nga kontratat, sigurimet shëndetësore, e të ngjashme”.

“Si Kosovë mburremi me rininë tonë, por atyre nuk po u krijohen vende punë, ndërsa qeveritarët jetojnë me taksat tona. Do të jemi këmbëngulës në realizimin e të drejtave tona”.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi nga lufta e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe vetëm si e tillë e ka kuptimin.

Kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos në vitin 1886 e cila përfundoi me gjak. /klankosova.tv

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.