Qeveria formon ekipin e dialogut me Serbinë
Qeveria e Kosovës ka krijuar një ekip negociator për të dialoguar me Serbinë. Në krye të këtij ekipi ka caktuar zëvendëskryeminsitrin Fatmir Limaj e si zëvendës i tij do të jetë Enver Hoxhaj.
Pos tyre në këtë ekip do të jenë edhe Dardan Gashi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Avni Arifi.
Ndërkohë u është lënë vend edhe partive opozitare – Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosjes, PSD-së dhe Alternativës.
Sipas Haradinajt, me këtë veprim nuk i merren përgjegjësitë presidentit të vendit. Ai tha se për çështje të mëdha për vendin nuk mund të vendosë një njeri.
Sipas tij askush nuk guxon që të diskutojë për territorin e Kosovës./KlanKosova