Qeveria merr këtë vendim të madh

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 ( nëntëmbëdhjetë milionë ​e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër ) euro.

Këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria  e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.