Sa herë fillonte seriali 100 Vitrinat, shikuesit gozhdoheshin para ekranit.
Ka vite që ai ka nisur, por kurrë nuk i dihet fundit.
Por ka edhe një ngjarje politike që po krahasohet me këtë serial italian.
Përpjekjet e tej zgjatura të LVV-së dhe LDK-së për një koalicion qeverisës kanë këtë ngjashmëri.
Në pamundësi që Mustafa e Kurti të gjejnë një zgjidhje kreative për të arritur marrëveshje, kreativiteti ka kaluar në anën e kosovarëve.
I gjendur në një situatë pa zgjidhje, Kurtin e kanë krahasor edhe me mister Binin.
Këtë ritëm të ngadalshëm nuk e kishin e paramenduar as vet udhëheqësit e LVV-së dhe LDK-së.
Deklarata të tilla kanë bërë kryetarin e PDK-së të qeshë më lot.
Meqë zgjidhja politike nuk po gjendet, dikush ka dhënë një opsion tjetër për të dalur nga kriza.
E kur Burdushi nuk kryen punë situata politike dhe protagonistët mbeten të njëjtë; ndryshon vetëm mosha./Gazeta Express