06-05-2024

Albin Kurti në qejf, mbledh në Prizren deputetët e minoriteteve

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka takuar sot deputetët minoritarë të Kuvendit të Kosovës.

Takimi është zhvilluar në qytetin e Prizrenit.

Në takim po marrin pjesë edhe dy anëtarët e VV-së, Xhelal Sveqla dhe Mytaher Haskuka.

IndeksOnline ditë më parë kishte raportuar eksluzivisht se Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkohen edhe tre deputetë në radhët e saja.

Mësohet se bëhet fjalë për 3 deputetë të minoriteteve (emra të njohur për redaksinë). Ata së shpejti pritet ta zyrtarizojnë bashkimin e tyre me partinë e Isa Mustafës.

Por Kurti është parë në disponim derisa po zhvillonte bisedë  me disa nga deputetët minoritarë të Kuvendit. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.